الَّذِينَ يَتَرَبَّصُونَ بِكُمْ فَإِنْ كَانَ لَكُمْ فَتْحٌ مِنَ اللَّهِ قَالُوا أَلَمْ نَكُنْ مَعَكُمْ وَإِنْ كَانَ لِلْكَافِرِينَ نَصِيبٌ قَالُوا أَلَمْ نَسْتَحْوِذْ عَلَيْكُمْ وَنَمْنَعْكُمْ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ ۚ فَاللَّهُ يَحْكُمُ بَيْنَكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ وَلَنْ يَجْعَلَ اللَّهُ لِلْكَافِرِينَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ سَبِيلًا
Sherif Ahmeti
Ata janë që presin se ç’po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: “A nuk ishim me ju?” E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: “A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhim0 dhe penguam prej jush besimtarët!” All-llahu do të gjykojë mes jufsh ditën e gjykimit. All-llahu krrsesi nuk iu mëndëson jbesimtarëve mbizotërim të pltë mbi besimtarët.
Feti Mehdiu
Ata që presin se çka do të bëhet me ju: dhe nëse All-llahu u jep fitore thonë: “A nuk ishim edhe ne me ju?”, e nëse u prin fati mosbesimtarëve, atëherë u thonë: “A nuk kemi luftuar edhe ne me ju dhe ju kemi mbrojtur prej besimtarëve?”. Në ditën e gjykimit All-llahu do t’ju gjykojë të gjithëve! Ndërkaq All-llahu nuk do t’u japë mundësi mosbesimtarëve kundër besimtarëve.
Efendi Nahi
ata që përgjojnë se çka do të bëhet me ju. E, nëse ju vie juve fitorja nga Perëndia, ata thonë: “A nuk ishim vallë na me ju?” E, nëse mohuesit arrijnë fitore, hipokritët u thanë mohuesve: “A thua nuk u ndihmuam deri në fitore dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve të vërtetë? Perëndia do të gjykojë mes jush në Ditën e Kijametit. Perëndia nuk do t’ju jap kurrë rast mohuesve që t’i shkatërrojnë besimtarët.
: