يَسْأَلُكَ أَهْلُ الْكِتَابِ أَنْ تُنَزِّلَ عَلَيْهِمْ كِتَابًا مِنَ السَّمَاءِ ۚ فَقَدْ سَأَلُوا مُوسَىٰ أَكْبَرَ مِنْ ذَٰلِكَ فَقَالُوا أَرِنَا اللَّهَ جَهْرَةً فَأَخَذَتْهُمُ الصَّاعِقَةُ بِظُلْمِهِمْ ۚ ثُمَّ اتَّخَذُوا الْعِجْلَ مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَتْهُمُ الْبَيِّنَاتُ فَعَفَوْنَا عَنْ ذَٰلِكَ ۚ وَآتَيْنَا مُوسَىٰ سُلْطَانًا مُبِينًا
Sherif Ahmeti
Ithtarët e librit (jehuditë) kërkojnë prej teje t’u sjellësh një libër (komplet) nga qielli. Po ata patën kërkuar prej Musait edhe më tepër e i patën thënë: “Dëtfona Zotin shesheas” (ta shohim me sy) e për shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja. mandej edhe pasi që iu patën shfaqur atyre mrekulli të qarta, ata adhuruan. Ne u patëm falur atë, e Musait i dhamë argumente të forta.
Feti Mehdiu
Pasardhësit e Librit kërkojnë prej teje që nga qielli t’u zbresish Librin. Nga Musa, madje, patën kërkuar më shumë se kaq, kur i thanë: “Na e trego haptazi All-llahun”! Prandaj, për shkak të pashpirtësisë së tyre, i shitoi rrufeja. Pastaj, pasi u erdhën argumente të qarta, ata morën viçin (për zot), por edhe këtu ua falëm, ndërsa Musaut i dhamë haptazi pushtet,
Efendi Nahi
Kërkojnë prej teje (o Muhammed!) ithtarët e Librit që t’u zbresish atyre një libër prej qiellit; ata patën kërkuar nga Musai diçka edhe më të madhe: “Tregona Perëndinë dukshëm!” por ata i shkatërroi rrufeja, për shkak të zullumit që bënë. Pastaj zgjodhën viçin (për adhurim), pasi që ju patën ardhur dokumentet e qarta. Na, ua kemi falë ate, e Musait i dhamë pushtet të dukshëm,