وَرَفَعْنَا فَوْقَهُمُ الطُّورَ بِمِيثَاقِهِمْ وَقُلْنَا لَهُمُ ادْخُلُوا الْبَابَ سُجَّدًا وَقُلْنَا لَهُمْ لَا تَعْدُوا فِي السَّبْتِ وَأَخَذْنَا مِنْهُمْ مِيثَاقًا غَلِيظًا
Sherif Ahmeti
Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur’in pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin)’ u patëm thënë: “Hyni në derë (të bejtul mukadesit) të përulur, dhe u patëm thënë: “Mos e thyeni të shtnën” (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besëtë fortë.
Feti Mehdiu
Dhe përmbi ata ngritëm malin Tur, për shkak të besës së tyre, dhe Ne u thamë: “Hyni në portë kokëulur!” dhe prapë u thamë: “Mos gaboni për të shtunën”! dhe nga ata morëm premtim të fortë.
Efendi Nahi
dhe Ne kemi ngritur mbi ta malin Tur, sipas obligimit të tyre (për t’i besuar Musait). Na u kemi thënë atyre: “Hyni në portë duke u përulur”, (dhe (madje) u kemi thënë: “Mos e kaloni (urdhërin) ditën e shtunë!” E, morëm nga ata obligim të fortë.