يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لَا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ وَلَا تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ إِلَّا الْحَقَّ ۚ إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللَّهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَىٰ مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِنْهُ ۖ فَآمِنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ ۖ وَلَا تَقُولُوا ثَلَاثَةٌ ۚ انْتَهُوا خَيْرًا لَكُمْ ۚ إِنَّمَا اللَّهُ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۖ سُبْحَانَهُ أَنْ يَكُونَ لَهُ وَلَدٌ ۘ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ وَكِيلًا
Sherif Ahmeti
O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të kektë fëmijë. ç’ka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.
Feti Mehdiu
O pasardhës të Librit, mos iu shmangëni fesë tuaj dhe për All-llahun flitni vetëm të vërtetën! Mesihi, Isa, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguari i All-llahut, si edhe fjala e tij, të cilën ia tha Merjemes dhe i dha jetë; prandaj besoni All-llahut dhe të dërguarve të Tij dhe mos thuani: “Janë tre!”. Mjaft e ka! Më mirë u bie! All-llahu është vetëm një Zot, Qoftë lavdëruar Ai! Vallë Ai të ketë djalë?! E Atij është gjithë çka ka në qiej dhe në tokë, dhe All-llahu është mjaft për ndihmës.
Efendi Nahi
O ithtarët e Librit! – mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Perëndinë thoni vetëm të vërtetën! Mesihu – Isai, i biri i Merjemit, është vetëm Profet i Perëndisë dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemit, dhe shpirt nga Ai. Pra, besoni Perëndisë dhe pejgamberëve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zotra!” Frenohuni (nga kjo); është më mirë për ju. Se, Perëndia është vetëm një Zot – qoftë lavdëruar Ai! – Ai është i dlirët (nga shpifja) për të pasur fëmijë. Të Tij janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. Perëndia mjafton për rregullimin e Gjithësisë.
: