لَنْ يَسْتَنْكِفَ الْمَسِيحُ أَنْ يَكُونَ عَبْدًا لِلَّهِ وَلَا الْمَلَائِكَةُ الْمُقَرَّبُونَ ۚ وَمَنْ يَسْتَنْكِفْ عَنْ عِبَادَتِهِ وَيَسْتَكْبِرْ فَسَيَحْشُرُهُمْ إِلَيْهِ جَمِيعًا
Sherif Ahmeti
Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai so t’i ringjallë dhe do t’i tubojë të gjithë pranë Tij.
Feti Mehdiu
mesihit nuk do t’i vijë rëndë të pranojë se është njeri i All-llahut, e as engjujve më të afërt. E atyre që u vjen rëndë (përbuzje) ta adhurojnë Atë, dhe që tregojnë arrogancë, ani, All-llahu të gjithë do t’i tubojë para vetes.
Efendi Nahi
Mesihu aspak nuk ngurron që të jetë rob i Perëndisë, si dhe as engjëjt më të afërm; e kushdo që ngurron nga të adhuruarit Perëndinë dhe bëhet arrogant (mendjemadh), Ai do t’i tubojë të gjithë përpara Veti.