يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا يَحِلُّ لَكُمْ أَنْ تَرِثُوا النِّسَاءَ كَرْهًا ۖ وَلَا تَعْضُلُوهُنَّ لِتَذْهَبُوا بِبَعْضِ مَا آتَيْتُمُوهُنَّ إِلَّا أَنْ يَأْتِينَ بِفَاحِشَةٍ مُبَيِّنَةٍ ۚ وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ ۚ فَإِنْ كَرِهْتُمُوهُنَّ فَعَسَىٰ أَنْ تَكْرَهُوا شَيْئًا وَيَجْعَلَ اللَّهُ فِيهِ خَيْرًا كَثِيرًا
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. çoni jetë të mirë me to. Nëse urreni ato, bëni durim që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.
Feti Mehdiu
O besimtarë, juve nuk ju lejohet t’i trashëgoni gratë pa pëlqimin e tyre, dhe mos krijoni vështirës, me qëllim që t’ua përvetësoni ndonjë send që ua keni dhuruar, përveç nëse kanë bërë amoralitet haptazi. Çoni jetë të mirë me to! Po nëëse ndieni neveri ndaj tyre, ndoshta do të neveriteni nga ajo për të cilën All-llahu jep dobi të shumta.
Efendi Nahi
O besimtarë! – nuk ju lejohet të bëni përdhunisht trashëgimtarë të grave dhe mos i pengoni ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë, vetëm nëse bëjnë gabime sheshazi. Silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë (duroni) sepse është e mundur që juve diçka të mos u pëlqejë, por që Perëndia në atë do t’ju sjellë shumë të mira.
: