وَالْمُحْصَنَاتُ مِنَ النِّسَاءِ إِلَّا مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ ۖ كِتَابَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ ۚ وَأُحِلَّ لَكُمْ مَا وَرَاءَ ذَٰلِكُمْ أَنْ تَبْتَغُوا بِأَمْوَالِكُمْ مُحْصِنِينَ غَيْرَ مُسَافِحِينَ ۚ فَمَا اسْتَمْتَعْتُمْ بِهِ مِنْهُنَّ فَآتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ فَرِيضَةً ۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا تَرَاضَيْتُمْ بِهِ مِنْ بَعْدِ الْفَرِيضَةِ ۚ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًا
Sherif Ahmeti
(Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e lufrtës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t’i merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshorësi e jo prostitucion (kurvëni). Epër atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepnu shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (te niqahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. All-llahu është i gjithëdijshëm, i urti.
Feti Mehdiu
Edhe gratë e martuara, me përjashtim të atyre që i zini rob. Ligjet e All-llahut janë për ju, ndërkaq të tjerat i keni të lejuara, por që t’u jepni dhuratat e kurorës dhe të martoheni me ato, e jo të bëni amoralitet. Ndërsa atyre që keni pasur kurorë jepnu dhuratat e kurorës së tyre ashtu si e keni detyrë. Nuk është mëkat që pas dhuratës së caktuar të lidhni marrëveshje. All-llahu vërtetë është shumë i dijshëm dhe i urtë.
Efendi Nahi
(U ndalohet juve të kurorëzoheni) dhe me gratë që gjenden nën kurorë, përveç atyre që janë nën pushtetin tuaj (skllave). Ky është urdhëri i Perëndisë. U janë lejuar të tjerat, përpos tyre (që u përmendën), që t’i kërkoni (për kurorëzim) me pasurinë tuaj për martesë definitive, e jo për jetë të përkohëshme (që është në kundërshtim me dispozitat e fesë). Me ato që kaloni jetë bashkëshortore, epjuni atyre dhuratat e obligueshme (shpenzimet) për jetesë. S’ka mëkat për ju, me pëlqimin e të dy palëve, që ta shtoni apo ta mungoni sasinë e dhuratës së premtuar. Se, Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.
: