وَمَنْ لَمْ يَسْتَطِعْ مِنْكُمْ طَوْلًا أَنْ يَنْكِحَ الْمُحْصَنَاتِ الْمُؤْمِنَاتِ فَمِنْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ مِنْ فَتَيَاتِكُمُ الْمُؤْمِنَاتِ ۚ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِإِيمَانِكُمْ ۚ بَعْضُكُمْ مِنْ بَعْضٍ ۚ فَانْكِحُوهُنَّ بِإِذْنِ أَهْلِهِنَّ وَآتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ مُحْصَنَاتٍ غَيْرَ مُسَافِحَاتٍ وَلَا مُتَّخِذَاتِ أَخْدَانٍ ۚ فَإِذَا أُحْصِنَّ فَإِنْ أَتَيْنَ بِفَاحِشَةٍ فَعَلَيْهِنَّ نِصْفُ مَا عَلَى الْمُحْصَنَاتِ مِنَ الْعَذَابِ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَشِيَ الْعَنَتَ مِنْكُمْ ۚ وَأَنْ تَصْبِرُوا خَيْرٌ لَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
Sherif Ahmeti
Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine0. Pra, martohuni me ato (robëresha) r me lejen e të zotërve të tyre dhe jepnu kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostitute të hapta e të fshehta. E kur të jenë të martuara ato, nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e atij të grave të lira (jo robëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë për ju. All-llahu është mirrëdashës, mëshirëplotë.
Feti Mehdiu
E kush nuk ka pasur mundësi të martohet me grua besimtare – ja ku janë ato me të cilat dispononi ju, shërbëtoret tuaja besimtare – e All-llahu e di më mirë besimin tuaj. Ju jeni si njeri-tjetri, andaj martohuni me ato, me lejën e familjeve të tyre dhe jepnu dhuratat e tyre të kurorës sipas normave për gratë e pastra, jo amorale dhe që çojnë dashuri fshehtazi; Po nëse bëjnë kurvëri e janë të martuara, le të dënohen me gjysmën e dënimit të përcaktuar për gra të lira. Ajo është për atë i cili i frikësohet kurvërisë, por më mirë është për ju të përmbaheni. Ndërkaq All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
Efendi Nahi
Cilido nga ju, që nuk mund të martohet me gra të lira besimtare, për shkaqe të vështira materiale, le të martohet me një vajzë besimtare që gjendet nën pushtetin tuaj (robëreshë) – E Perëndia e din më së miri besimin tuaj, - se ju (të lirët dhe robërit) jeni të të njëjtit besim. Kurorëzoni ato (robëreshat) me lejen e pronarëve të tyre. Epjuni dhuratat e kurorës së tyre si është e zakonshme, duke qenë ato gra të ndershme e jo të pandershme, gjegjësisht, nga ato që jetojnë (çojnë dashuri) me dashnar. Nëse ato, si të kurorëzura bëjnë kurvëri, dënimi i tyre është për gjysmë me dënimin e grave të lira. Kjo martesë (me robëresha) është për ata nga ju, që kanë frikë se do të bëjnë gabim (kurvëri). E, nëse abstenoni (përmbaheni), kjo është edhe më mirë! Perëndia është falës dhe mëshirues.
: