الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاءِ بِمَا فَضَّلَ اللَّهُ بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ وَبِمَا أَنْفَقُوا مِنْ أَمْوَالِهِمْ ۚ فَالصَّالِحَاتُ قَانِتَاتٌ حَافِظَاتٌ لِلْغَيْبِ بِمَا حَفِظَ اللَّهُ ۚ وَاللَّاتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ ۖ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلَا تَبْغُوا عَلَيْهِنَّ سَبِيلًا ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلِيًّا كَبِيرًا
Sherif Ahmeti
Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.
Feti Mehdiu
Burrat janë mbështetje e grave me aq sa u ka dhënë All-llahu përparësi njërës palë ndaj tjetrës dhe për shkak se ata shpenzojnë pasurinë e vet. Prandaj gratë e mira janë të dëgjueshme dhe në mosprezencën e burrit kujdesen, për atë që kujdesohet edhe All-llahu. Kurse ato, padëgjueshmërisë së të cilave i frikësoheni, ju këshilloni njëherë e pastaj ndane shtratin me to, madje edhe rrihni; e nëse bëhen të dëgjueshme ndaj jush, atëherë mos u bëni padrejtësi! All-llahu është vërtetë i madh dhe i lartëmadhërishëm.
Efendi Nahi
Meshkujt udhëheqin (dhe përkujdesën) për grtë, meqë Perëndia i ka graduar (meshkujt) me disa cilësi (si fuqia fizike e tyre) mbi ato, - dhe, meqë ata shpenzojnë pasurnë e tyre (për furnizim) gra të mira janë ato që i përulën (Perëndisë), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Perëndia. E, për ato gra, që i droni kundërshtimit (të tyre), - këshilloni ato, bojkotoni në shtrat dhe rrihni ato (lehtas, - si për shembull, me brushë të dhëmbëve). E, nëse ato ju bindën, atëherë mos ndiqni kundër tyre kurrfarë rruge (mos ua kujtoni gabimet). Se, Perëndia, me të vërtetë, është i lartësuar dhe i madhëruar!
: