وَإِنْ خِفْتُمْ شِقَاقَ بَيْنِهِمَا فَابْعَثُوا حَكَمًا مِنْ أَهْلِهِ وَحَكَمًا مِنْ أَهْلِهَا إِنْ يُرِيدَا إِصْلَاحًا يُوَفِّقِ اللَّهُ بَيْنَهُمَا ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلِيمًا خَبِيرًا
Sherif Ahmeti
Nëse i frikësohen përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë ngafamilja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.
Feti Mehdiu
Nëse frikësoheni se lind përçarje në mes atyre dyve, atëherë dërgoni një pajtimtar nga familja e tij e një pajtimtar nga familja e saj. Në qoftë se ata dy duan pajtimin, All-llahu do t’i pajtojë, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i informuar.
Efendi Nahi
Nëse i druani përçarjes midis tyre (burrit e gruas), atëherë dërgoni një arbitër (ndërmjetës) nga ana e burrit dhe një arbitër nga ana e gruas. Në qoftë se ata dëshirojnë paqëtim, Perëndia bënë marrëveshje në mes tyre – o në pajtim me kurorën, ose në shkurorëzim. Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i di të gjitha qëllimet.
: