وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا ۖ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَبِذِي الْقُرْبَىٰ وَالْيَتَامَىٰ وَالْمَسَاكِينِ وَالْجَارِ ذِي الْقُرْبَىٰ وَالْجَارِ الْجُنُبِ وَالصَّاحِبِ بِالْجَنْبِ وَابْنِ السَّبِيلِ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ مَنْ كَانَ مُخْتَالًا فَخُورًا
Sherif Ahmeti
Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.
Feti Mehdiu
Adhurone All-llahun dhe asnjë send mos e trajtoni të barabartë me Të! Jini të mirë me prindërit dhe të afërmit, edhe bonjakët, edhe të varfërit e mjerë, edhe me fqinjët e afërm, edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët për rreth, edhe udhëtarët, edhe ata që janë nën kujdesin tuaj. All-llahu, pa dyshim, nuk i don ata që janë mendjemëdhenj dhe arrogantë.
Efendi Nahi
Adhuronie Perëndinë, mos i bëni kurrnjë shoq Atij; bëni mirësi prindërve, të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, fqinjëve të afërt dhe fqinjëve të largët, dhe atij që e ke pranë dhe udhëtarit (që ka mbetur ngushtë) dhe atyre që janë nën pushtetin tënd (skllavët). Se Perëndia, me të vërtetë, nuk i do ata, të cilët krenohen dhe lavdërohen,