مِنَ الَّذِينَ هَادُوا يُحَرِّفُونَ الْكَلِمَ عَنْ مَوَاضِعِهِ وَيَقُولُونَ سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا وَاسْمَعْ غَيْرَ مُسْمَعٍ وَرَاعِنَا لَيًّا بِأَلْسِنَتِهِمْ وَطَعْنًا فِي الدِّينِ ۚ وَلَوْ أَنَّهُمْ قَالُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا وَاسْمَعْ وَانْظُرْنَا لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ وَأَقْوَمَ وَلَٰكِنْ لَعَنَهُمُ اللَّهُ بِكُفْرِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُونَ إِلَّا قَلِيلًا
Sherif Ahmeti
Një palë bga jehudite është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: “Degjuam (fjalën tënde) fhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: “dëgjo mos dëgjofsh!” (dhe thonë): “Raina” (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: “Dëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështrona”, do të ishte më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).
Feti Mehdiu
Ka ndër ta ebrej që shtrembërojnë kuptimin e fjalëve dhe thonë: “Dëgjuam, por nuk u përulëm” dhe “Dëgjo të padëgjuar dhe ruaju nesh”! duke bërë lajthitje me gjuhët e tyre dhe duke shpifur ndaj fesë. Sikur të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u përulëm, dëgjo dhe shikona neve!” do të ishte më mirë dhe më drejt për ata, por All-llahu ata i ka mallkuar për mosbesimin e tyre. Ata nuk besojnë, me përjashtim të një numri të vogël.
Efendi Nahi
Në mesin e Hebrenjve ka asish që i ngatërrojnë fjalët prej vendesh të tyre dhe thonë: “Dëgjuam, por kundërshtuam!” dhe “Dëgjo, mos dëgjofsh!” dhe “Rá’iná!” duke prishur kuptimin me gjuhën e tyre dhe duke sulmuar në fenë. Po sikur ata të thonin: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo!” e “Shikona neve!” – kjo do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ata; por Perëndia i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre; ata nuk besojnë, përpos një numri të vogël.