وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَنُدْخِلُهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۖ لَهُمْ فِيهَا أَزْوَاجٌ مُطَهَّرَةٌ ۖ وَنُدْخِلُهُمْ ظِلًّا ظَلِيلًا
Sherif Ahmeti
ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i fusim në Xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
Feti Mehdiu
Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do t’i shtiejmë, me siguri, në xhenet, në të cilin rrjedhin lumenj, ku do të mbesin përgjithmonë. Ata do të kenë aty gra të pastra dhe do t’i shpiejmë në hije shumë të dendura.
Efendi Nahi
E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Na do t’i shpiem në kopshte – në të cilat rrjedhin lumenjt; ata do të banojnë në to (xhennete) vazhdimisht e përgjithmonë. Ata do të kenë në to bashkëshorte të pastra dhe Na do t’i shpiem ata në hije të dendura.
: