إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُكُمْ أَنْ تُؤَدُّوا الْأَمَانَاتِ إِلَىٰ أَهْلِهَا وَإِذَا حَكَمْتُمْ بَيْنَ النَّاسِ أَنْ تَحْكُمُوا بِالْعَدْلِ ۚ إِنَّ اللَّهَ نِعِمَّا يَعِظُكُمْ بِهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ سَمِيعًا بَصِيرًا
Sherif Ahmeti
All-llahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.
Feti Mehdiu
All-llahu ju urdhëron që gjërat e besuara t’ua jepni atyre që u takojnë, pronarëve të vet, dhe kur të gjykoni ndërmjet njerëzve, të gjykoni drejt. Me të vërtetë, po sa bukur All-llahu ju këshillon! All-llahu njëmend dëgjon dhe sheh shumë.
Efendi Nahi
Perëndia ju urdhëron që detyrat e besueshme t’ua besoni atyre që janë të denjë për to dhe kur të gjykoni në mes njerëzve – gjykoni drejt; Perëndia, në të vërtetë, ju këshillon mrekullueshëm. E, Perëndia me të vërtetë dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!