يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الْأَمْرِ مِنْكُمْ ۖ فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, nënshtrojuni All-llahut, dhe nënshtrojuni të dërguarit dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni All-llahut dhe të Dërguarit po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.
Feti Mehdiu
O besimtarë, përuluni All-llahut dhe dneroni Profetin, por edhe përfaqsuesit tuaja. Por nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtohuni All-llahut dhe Profetit, nëse i besoni All-llahut dhe botës tjetër; ajo është më i mirë dhe më i bukuri shpjegim.
Efendi Nahi
O besimtarë! – përuljuni Perëndisë. Dhe përuljuni Profetit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë gjë (ju dhe ata që udhëheqin punët tuaja), paraqitjani Perëndisë (Kur’anit) dhe Profetit, thëniet dhe veprat e tij, nëse besoni Perëndinë dhe Ditën e Kijametit. Kjo për ju është më së miri dhe ky është komentimi më i bukur.
: