أُولَٰئِكَ الَّذِينَ يَعْلَمُ اللَّهُ مَا فِي قُلُوبِهِمْ فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ وَعِظْهُمْ وَقُلْ لَهُمْ فِي أَنْفُسِهِمْ قَوْلًا بَلِيغًا
Sherif Ahmeti
Ata janë për të cilët e di All-llahu çka mbajnë në zemrat e tyre. Po ti hiqu tyre, tërhiqu vërejtjen (për hipokrizi) dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre.
Feti Mehdiu
All-llahu e di mirë ç’ka në zemrat e tyre, prandaj ti mos u vë veshin fjalëve të tyre, por këshillo dhe folu atyre fjalë që i prekin në shpirt.
Efendi Nahi
Këta janë ata, për të cilët Perëndia di se ç’kanë në zemrat e tyre. Largohu prej tyre, (mos ua prano arsyetimet) e këshilloi ata dhe thuaju fjalë që kanë ndikim te ta.