اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ لَيَجْمَعَنَّكُمْ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ لَا رَيْبَ فِيهِ ۗ وَمَنْ أَصْدَقُ مِنَ اللَّهِ حَدِيثًا
Sherif Ahmeti
Për All-llahun, që s’ka tjetër pos Tij, pa tjetër Ai do t’ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?
Feti Mehdiu
All-llahu, që nuk ka tjetër përveç Tij, juve do t’ju tubojë në ditën e kijametit, për këtë nuk ka dyshim fare. Po fjalët e kujt janë më të vërteta se të All-llahut?
Efendi Nahi
Perëndia është një, i vetëm, - i pashoq. Ai me të vërtetë, do t’ju tubojë në Ditën e Kijametit. Për këtë nuk ka dyshim fare! E, kush është në fjalë më i drejtë se Perëndia?
: