إِلَّا الَّذِينَ يَصِلُونَ إِلَىٰ قَوْمٍ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ مِيثَاقٌ أَوْ جَاءُوكُمْ حَصِرَتْ صُدُورُهُمْ أَنْ يُقَاتِلُوكُمْ أَوْ يُقَاتِلُوا قَوْمَهُمْ ۚ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَسَلَّطَهُمْ عَلَيْكُمْ فَلَقَاتَلُوكُمْ ۚ فَإِنِ اعْتَزَلُوكُمْ فَلَمْ يُقَاتِلُوكُمْ وَأَلْقَوْا إِلَيْكُمُ السَّلَمَ فَمَا جَعَلَ اللَّهُ لَكُمْ عَلَيْهِمْ سَبِيلًا
Sherif Ahmeti
Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, e ju u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Skur All-llahu të donte do t’ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t’ju luftonin. Në qoftëse ata tërhqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëheë All-llahu nuk ju lejon rrugë (rrugë) kundër tyre.
Feti Mehdiu
Me përjashtim të atyre të cilët i bashkangjiten popullit me të cilin edhe ju keni marrëveshje për mossulmim, ose u vijnë juve nga se u vjen keq të luftojnë kundër jush apo popullit të vet. Të dojë All-llahu, do t’i kishte kthyer kundër jush dhe ata, me të vërtetë do të kishin luftuar kundër jush. Nëse ju lënë të qetë dhe nuk ju sulmojnë, dhe ju afrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju jep leje kundër tyre.
Efendi Nahi
përpos atyre që janë strehuar te një popull me të cilin ju keni marrëveshje, ose atyre që kanë ardhë te ju, e u vjen rënd që të luftojnë kundër jush ose të luftojnë kundër popullit të vet. Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’u kishte dhënë pushtet mbi ju, dhe ata do të luftonin kundër jush. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush dhe nuk hyjnë në luftë kundër jush, e ju afrojnë paqe juve, atëherë për ju Perëndia nuk lë shtek që të luftoni kundër tyre.