سَتَجِدُونَ آخَرِينَ يُرِيدُونَ أَنْ يَأْمَنُوكُمْ وَيَأْمَنُوا قَوْمَهُمْ كُلَّ مَا رُدُّوا إِلَى الْفِتْنَةِ أُرْكِسُوا فِيهَا ۚ فَإِنْ لَمْ يَعْتَزِلُوكُمْ وَيُلْقُوا إِلَيْكُمُ السَّلَمَ وَيَكُفُّوا أَيْدِيَهُمْ فَخُذُوهُمْ وَاقْتُلُوهُمْ حَيْثُ ثَقِفْتُمُوهُمْ ۚ وَأُولَٰئِكُمْ جَعَلْنَا لَكُمْ عَلَيْهِمْ سُلْطَانًا مُبِينًا
Sherif Ahmeti
Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si bsimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atherë kapeni dhe mbytni kudo që t’i takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.
Feti Mehdiu
Do të hasni edhe të tjerë të cilët dëshirojnë të jenë të besueshëm edhe te ju edhe te populli i vet; çdo herë kur kthehen në shpifje, kthehen në mosbesim. Nëse ata nuk ju lënë të qetë dhe nuk ju afrojnë paqe edhe nuk ndalen së luftuari kundër jush, ju zini dhe mbytni kudo që t’i zini. Ata janë kundër të cilëve ju japim të drejtë haptazi.
Efendi Nahi
Ju do të hasni në njerëz të tjerë, të cilët dëshirojnë të sigurohen nga ju dhe nga kombi i vet. Sa herë që të thirren at në ngatërresa menjëherë rrokullisen në të. Në mos u shmangëshin ata prej jush dhe në mos ju ofrofshin paqe, dhe në mos heqshin dorë nga luftimi kundrë jush, atëherë arratisni e mbytni ata kudo që t’i gjeni! Këta janë ata, ndaj të cilëve ju kemi dhënë juve argument të qartë kundër tyre.