يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا ضَرَبْتُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَتَبَيَّنُوا وَلَا تَقُولُوا لِمَنْ أَلْقَىٰ إِلَيْكُمُ السَّلَامَ لَسْتَ مُؤْمِنًا تَبْتَغُونَ عَرَضَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا فَعِنْدَ اللَّهِ مَغَانِمُ كَثِيرَةٌ ۚ كَذَٰلِكَ كُنْتُمْ مِنْ قَبْلُ فَمَنَّ اللَّهُ عَلَيْكُمْ فَتَبَيَّنُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): “Nuk je besimtarë!”, duke kërkuar me të mjet (mall0 të kësaj bote, pse te All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e All-llahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! All-llahu e di në hollësi çka veproni.
Feti Mehdiu
O besimtarë, kur të sulmoni për hirë të All-llahu, shqyrtoni mirë çdo gjë dhe atij që ju përshëndet me selam mo i thuani: “ti nuk je besimtar!”, në mënyrë që ta pengoni nga mirësitë e kësaj bote; se te All-llahu ka shumë fitime! Edhe ju më parë keni qenë si ata, e All-llahu ju dhuroi mëshirën e vet, prandaj sqaroni mirë çdo gjë, sepse All-llahu, njëmend, është i informuar se ç’punoni ju.
Efendi Nahi
O besimtarë! Kur të shkoni në luftë, në rrugë të Perëndisë, sqaroni çështjen (ndaj njerëzve): mos i thoni atij që ju përshëndet juve me përshëndetje islamike: “Nuk je ti besimtar”, me qëllim të kërkoni kënaqësi të kësaj jete; e te Perëndia ka fitime të shumta. Të tillë keni qenë edhe ju më parë, e Perëndia juve ju dha mirësi; prandaj gjithmonë të gjitha punët sqaroni mirë! Se Perëndia është dijtës i veprave tuaja.
: