قُلْ لَا يَسْتَوِي الْخَبِيثُ وَالطَّيِّبُ وَلَوْ أَعْجَبَكَ كَثْرَةُ الْخَبِيثِ ۚ فَاتَّقُوا اللَّهَ يَا أُولِي الْأَلْبَابِ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
Sherif Ahmeti
Thuaj: “Nuk është e njejtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni.
Feti Mehdiu
Thuaj: “Nuk është njëlloj e keqja dhe e mira, edhe pse të habit numri i madh i të këqijave”. Prandaj, frikësohuni All-llahut, o të mençur, që të shpëtoni!
Efendi Nahi
Thuaju: “Nuk barazohet e keqja me të mirën, sikur edhe të të kënaqte shumica e të këqijave. Druajeni Perëndinë, o të zotët e mendjes së hollë, që të shpëtoni.
: