مَا جَعَلَ اللَّهُ مِنْ بَحِيرَةٍ وَلَا سَائِبَةٍ وَلَا وَصِيلَةٍ وَلَا حَامٍ ۙ وَلَٰكِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ ۖ وَأَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ
Sherif Ahmeti
All-llahu nuk emëroi (për të shenjtë) Behirën, as Saibën, as Vesilën, dhe as Hamën, porata që nuk besuan trillojnë rrenë për All-llahun, (duke thënë se All-llahu i përcaktoi) dhe shumica e tyre nuk kuptojnë (se janë duke shpifur).
Feti Mehdiu
All-llahu nuk u ka caktuar Behirën, as Saibën, as Vasilën, as Hamën, por ata që nuk besojnë shpifin ndaj All-llahut gënjeshtra, sepse, shumica prej tyre nuk kanë mend.
Efendi Nahi
Perëndia nuk e përligji Behirën (devën femër me veshë të prerë); as Saibën (devën që e flijonin për statujë); as Vesilën (devën që ka pjellë pesë herë rresht qingja – femër e u është flijuar statujeve); as Hamin (devën që nuk e ngarkonin as shalonin). Por, mohuesit (duke besuar kështu shtrembër), kanë trilluar gënjeshtra për Perëndinë! Shumica nga ata nuk kanë mend.