فَإِنْ عُثِرَ عَلَىٰ أَنَّهُمَا اسْتَحَقَّا إِثْمًا فَآخَرَانِ يَقُومَانِ مَقَامَهُمَا مِنَ الَّذِينَ اسْتَحَقَّ عَلَيْهِمُ الْأَوْلَيَانِ فَيُقْسِمَانِ بِاللَّهِ لَشَهَادَتُنَا أَحَقُّ مِنْ شَهَادَتِهِمَا وَمَا اعْتَدَيْنَا إِنَّا إِذًا لَمِنَ الظَّالِمِينَ
Sherif Ahmeti
E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer) atëherë në vend të tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë meritë (meritë trashëgimi) dhe ata të dy betohen në All-llahun: “Dëshmimi ynë është më i drejtë nga dëshmimi i atyre (dy të parëve), dhe ne nuk e tejkaluam (drejtësinë), pse atëherë do të ishim nga mizorët!”
Feti Mehdiu
Dhe nëse merret vesh se ata dy kanë bërë mëkat, atëherë do t’i zëvendësojnë dy të tjerë nga ata të cilët u është bërë dëm, dhe le të betohen në All-llahun: “(Se) njëmend dëshmitë tona janë më besnike se dëshmia e atyre dyve, ne nuk kemi bërë thyerje të betimit, sepse atëherë, njëmend, do të ishim mizorë”.
Efendi Nahi
Nëse hetohet se ata dy dëshmues kanë bërë mëkat, atëherë dy të tjerë do t’i zëvendësojnë ata të dy, nga ata që u është bërë padrejtësi, e këta dy do të betohen në Perëndinë (duke thënë): “Dëshmia jonë është gjithsesi më e drejtë se dëshmia e atyre dyve dhe na nuk i kemi kaluar kufijt. Sepse, atëherë, ne do të ishim zullumqarë”.