إِنَّا أَنْزَلْنَا التَّوْرَاةَ فِيهَا هُدًى وَنُورٌ ۚ يَحْكُمُ بِهَا النَّبِيُّونَ الَّذِينَ أَسْلَمُوا لِلَّذِينَ هَادُوا وَالرَّبَّانِيُّونَ وَالْأَحْبَارُ بِمَا اسْتُحْفِظُوا مِنْ كِتَابِ اللَّهِ وَكَانُوا عَلَيْهِ شُهَدَاءَ ۚ فَلَا تَخْشَوُا النَّاسَ وَاخْشَوْنِ وَلَا تَشْتَرُوا بِآيَاتِي ثَمَنًا قَلِيلًا ۚ وَمَنْ لَمْ يَحْكُمْ بِمَا أَنْزَلَ اللَّهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ
Sherif Ahmeti
Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamerët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e Allauhut dhe ishin mmbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që zbriti All-llahu, ata janë mohues.
Feti Mehdiu
ne e kemi shpallur Tevratin në të cilin ka udhëzime dhe dritë. Me këtë kanë marrë vendime profetët, që ishin të përulurit e All-llahut, ndaj atyre, që ishin ebrej. Po edhe njerëz të urtë e të dijshëm, prej të cilëve është kërkuar të ruajnë librin e All-llahut, dhe ata e patën dëshmuar këtë. Prandaj (kur të gjykoni) mos u frikësoni prej njerëzve, por të më frikësoheni mua dhe mos bleni me argumentet e mia diçka që vlen fare pak! Dhe ata, të cilët nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu, mu ata janë mosbesimtarë.
Efendi Nahi
Na kemi dërguar Teuratin, në të cilin është udhëzimi dhe drita. Sipas tij –pejgamberët, të cilët ishin të bindur e të ndershëm ndaj Perëndisë i gjykonin hebrenjt, por edhe të diturit dhe juristët gjykonin sipas aaj që është ruajtur nga Libri i Perëndisë, e për të cilin ata dëshmonin (se është i vërtetë). Prandaj, mos druani nga njerëzit, por druani vetëm prej Meje! Dhe mos i ndërroni argumentet e Mia me ndonjë vlerë të vogël! E, ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur Perëndia, ata janë mohues të vërtetë.