وَكَتَبْنَا عَلَيْهِمْ فِيهَا أَنَّ النَّفْسَ بِالنَّفْسِ وَالْعَيْنَ بِالْعَيْنِ وَالْأَنْفَ بِالْأَنْفِ وَالْأُذُنَ بِالْأُذُنِ وَالسِّنَّ بِالسِّنِّ وَالْجُرُوحَ قِصَاصٌ ۚ فَمَنْ تَصَدَّقَ بِهِ فَهُوَ كَفَّارَةٌ لَهُ ۚ وَمَنْ لَمْ يَحْكُمْ بِمَا أَنْزَلَ اللَّهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ
Sherif Ahmeti
Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundër masë. E kush e falë atë (hakmarrjrrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. E kush vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të pa drejt).
Feti Mehdiu
Ne në të, atyre u kemi caktuar: kryet për krye, syrin për sy, hundën për hundë e veshin për vesh, dhëmbin për dhëmb, edhe varrët duhet kthyer. Por ai që heq dorë nga hakmarrja, kjo është kompensim për atë. Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu, si ata janë kriminelë.
Efendi Nahi
Na iu caktuam atyre (Izraelitëve) në të (Teurat), që të: shkëmbehet me personin (të dënohet vrasësi me vrasje), syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb, dhe plaga me plagë. E, kushdo që t’ia falë atë, ai është shpagues për mëkatet e tij. Dhe, kushdo që nuk gjykon me ate që ka zbritur Perëndia, ata janë zullumqarë të vërtetë.