يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ ۖ وَإِنْ لَمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُ ۚ وَاللَّهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ
Sherif Ahmeti
O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.
Feti Mehdiu
O Profet, kumto atë çka të shpallet nga Zoti yt! Nëse nuk e bën, atëherë nuk e ke transmetuar porosinë e tij – kurse All-llahu do të mbrojë prej njerëzve. All-llahu me siguri nuk e drejton në rrugë të drejtë popullin që nuk beson.
Efendi Nahi
O Pejgamber! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! – Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer profetninë tënde; Perëndia të ruan ty prej njerëzve. Se, Perëndia, me të vërtetë, nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit që nuk besojnë.
: