لَقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ هُوَ الْمَسِيحُ ابْنُ مَرْيَمَ ۖ وَقَالَ الْمَسِيحُ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ اعْبُدُوا اللَّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمْ ۖ إِنَّهُ مَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ ۖ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ
Sherif Ahmeti
Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
Feti Mehdiu
Mosbesimtarët janë ata të cilët thonë: “Zot është Mesihi, i biri i Merjemes!”, kurse Mesihi thoshte: “O izraelitë adhurone All-llahu, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kush i bën shok All-llahut, All-llahu ia ndalon xhennetin, kurse vendbanimi i tij është në xhehennem. Për mizorët nuk ka ndihmëtarë.
Efendi Nahi
Me të vërtetë, kanë mohuar (të Vërtetën) ata që thonë: “Me siguri Perëndi është Mesihu – i biri i Merjemës! E, Mesihu tha: “O bijt e Israelit, adhuronie Perëndinë, që është Zoti im dhe Zoti juaj. Se, me të vërtetë, kush i ën shok Perëndisë, Perëndia ia ndalon atij Xhennetin dhe strehim i tij është zjarri. Dhe, për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë.
: