لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِلَّذِينَ آمَنُوا الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُوا ۖ وَلَتَجِدَنَّ أَقْرَبَهُمْ مَوَدَّةً لِلَّذِينَ آمَنُوا الَّذِينَ قَالُوا إِنَّا نَصَارَىٰ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّ مِنْهُمْ قِسِّيسِينَ وَرُهْبَانًا وَأَنَّهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ
Sherif Ahmeti
Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: “Ne jemi nesara-krishterë”. Këtë ngase prej tyre (të krishtrëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
Feti Mehdiu
Ti me siguri do të shohësh se armiqtë më të flaktë të besimtarëve janë ebrejt dhe politeistët; dhe gjithsesi do të shohish se dashamirë më të afërt për besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”!, për shkak se në mesin e tyre ka klerikë dhe murgë, dhe se ata nuk bëjnë mendjemadhësi.
Efendi Nahi
Ti gjithsesi do të vëresh, se armiqët më të ashpër për besimtarët (muslimanët) janë Hebrenjt dhe paganët. E, gjithsesi do të vëresh, se miqët më të afërt të besimtarëve janë ata që thonë: “Na jemi të krishterë”. Kjo rrjedh, nga se ndër ta ka dijetarë dhe murgë dhe ata me të vërtetë nuk madhështohen (në pranimin e së vërtetës).
: