لَيْسَ عَلَى الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ جُنَاحٌ فِيمَا طَعِمُوا إِذَا مَا اتَّقَوْا وَآمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ ثُمَّ اتَّقَوْا وَآمَنُوا ثُمَّ اتَّقَوْا وَأَحْسَنُوا ۗ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ
Sherif Ahmeti
Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë dhe pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
Feti Mehdiu
Ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, nuk kanë mëkat për atë që hanë dhe pinë, nëse ruhen (nga e ndaluara) dhe besojnë edhe bëjnë vepra të mira, pastaj i frikësohen All-llahut dhe besojnë, dhe prapë frikësohen dhe bëjnë punë të mira. All-llahu i do punëmirët.
Efendi Nahi
S’ka mëkat për ata besimtarë që bëjnë punë të mira (në atë) që kanë ngranë (para ndalimit), kur ata të jenë ruajtur (nga ndalimet), të kenë besuar e të kenë bërë vepra të mira; të ruhen e të besojnë; dhe të ruhen e të bëjnë vepra të mira (vijimisht). E, Perëndia i don bamirësit.
: