وَلَوْ أَنَّنَا نَزَّلْنَا إِلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةَ وَكَلَّمَهُمُ الْمَوْتَىٰ وَحَشَرْنَا عَلَيْهِمْ كُلَّ شَيْءٍ قُبُلًا مَا كَانُوا لِيُؤْمِنُوا إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ يَجْهَلُونَ
Sherif Ahmeti
E edhe sikur t’ju zbritnim Ne atyre engjëjt, t’ju flitnin të vdekurit, t’ju tubonin atyre çdo send (gjallesë) konkretisht, ata nuk kishin për të besuar, vetëm po të donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti).
Feti Mehdiu
Edhe sikur t’u kishim dërguar engjuj atyre, edhe t’u flisnin të vdekurit, dhe sikur para tyre haptazi të mblidhnin çdo send grumbull – ata prapë nuk do të besonin, përveç nëse All-llahu do, por shumica sish nuk dinë.
Efendi Nahi
Sikur atyre t’ju dërgonim engjëjt, dhe sikur t’i ngjallnim të vdekurit e t’ju flisnin atyre dhe t’i tubonin të gjithë dokumentet para tyre, ata përsëri nuk do të besoni; përveç në dashtë Zoti, por shumica e tyre nuk dinë.
: