وَإِذَا جَاءَتْهُمْ آيَةٌ قَالُوا لَنْ نُؤْمِنَ حَتَّىٰ نُؤْتَىٰ مِثْلَ مَا أُوتِيَ رُسُلُ اللَّهِ ۘ اللَّهُ أَعْلَمُ حَيْثُ يَجْعَلُ رِسَالَتَهُ ۗ سَيُصِيبُ الَّذِينَ أَجْرَمُوا صَغَارٌ عِنْدَ اللَّهِ وَعَذَابٌ شَدِيدٌ بِمَا كَانُوا يَمْكُرُونَ
Sherif Ahmeti
E kur uvjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: “Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjajshëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të All-llahut”! Më së miri All-llahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet. Ata që bën krim do t’igodasë poshtrimi dhe dënimi i fortë te All-llahu për shkak se vazhdimisht bënin hile.
Feti Mehdiu
Dhe kur u vjen atyre ndonjë argument thonë: “Ne nuk besojmë deri sa të mos na jipet edhe neve diçka e ngjashme me atë çka u është dhënë profetëve të All-llahut”. Ndërkaq All-llahu e di më së miri se kujt i lë profetësinë. Atyre që bëjnë mëkate, me siguri do t’u arrijë nga All-llahu poshtërim dhe dënim i madh për shkak se bëjnë kurtha.
Efendi Nahi
Kur atyre t’u vijë ndonjë dokument; ata thonë: “Na nuk do të besojmë deri sa të mos na jepet, si ajo që iu është dhënë pejgamberëve të Perëndisë”. Perëndia di më së miri ku e vendos profetninë e Vet. Ata që kanë bërë mëkate, do t’i arrijë një poshtrim nga ana e Perëndisë dhe ndëshkim i ashpër për atë që kanë pshtjelluar.