وَجَعَلُوا لِلَّهِ مِمَّا ذَرَأَ مِنَ الْحَرْثِ وَالْأَنْعَامِ نَصِيبًا فَقَالُوا هَٰذَا لِلَّهِ بِزَعْمِهِمْ وَهَٰذَا لِشُرَكَائِنَا ۖ فَمَا كَانَ لِشُرَكَائِهِمْ فَلَا يَصِلُ إِلَى اللَّهِ ۖ وَمَا كَانَ لِلَّهِ فَهُوَ يَصِلُ إِلَىٰ شُرَكَائِهِمْ ۗ سَاءَ مَا يَحْكُمُونَ
Sherif Ahmeti
Dhe nga aj që krijoi Si prej të lashtave dhe prej kafshëve shtëpake, ata (idhujtarët) ndanë një pjesë për All-llahun dhe thanë: “Kjo është për All-llahun, si mendonin ata, e kjo është e idhujve tanë”. Ajo që ishte për idhujt, nuk shkon te All-llahu, e ajo që është për All-llahun, shkon te idhujt e tyre. sa gjykim i shëmtuar është ai që gjykojnë (pjesën e idhujve e plotësonin nga ajo e All-llahut, në rast nevoje, e të All-llahut jo).
Feti Mehdiu
Ata i lënë All-llahut, prej asaj që Ai i krijoi vetë, një pjesë të drithit dhe një pjesë të kafshëve dhe thonë: “Kjo është për All-llahun” sipas bindjes së tyre, “e kjo për shokët (zotërat tonë)”. Mirëpo, ajo që u dedikohet zotërave të tyre nuk arrin te All-llahu, ndërsa ajo që është për All-llahun u arrin zotërve të tyre. Sa keq e gjykojnë ata!
Efendi Nahi
Ata (mohuesit) kanë caktuar pjesë nga të lashtat dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai (Zoti) dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Perëndinë, e kjo është për putat tona”. Mirëpo, ajo pjsë që është për putat e tyre, nuk arrin (nuk jepen) te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Perëndinë – ajo arrinë (jipet) te putat e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata!
: