وَكَذَٰلِكَ زَيَّنَ لِكَثِيرٍ مِنَ الْمُشْرِكِينَ قَتْلَ أَوْلَادِهِمْ شُرَكَاؤُهُمْ لِيُرْدُوهُمْ وَلِيَلْبِسُوا عَلَيْهِمْ دِينَهُمْ ۖ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ مَا فَعَلُوهُ ۖ فَذَرْهُمْ وَمَا يَفْتَرُونَ
Sherif Ahmeti
Kështu shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan atyre mbyten e fëmijëve të vet, për t’i shkatërruar (me mashtrime) dhe për ‘ua ngatërruar fenë (që e kishin pasur të Ismailit). Po sikur të donte All-llahu, ata nuk do të bënin atë, andaj hiqu tyre dhe asaj që shpifin.
Feti Mehdiu
Ata, gjithashtu, shumë politeistëve ua kanë paraqitur si të bukur mbytjen e fëmijëve të tyre, shokët e tyre, për t’i shkatërruar dhe për t’u maskuarnë fenë e tyre. Sikur të kishte dashur All-llahu nuk do të bënin këtë. Prandaj, lëri ata dhe atë ç’trillojnë ata!
Efendi Nahi
Po ashtu, shumë mohuesve ua kanë hijeshuar – shokët e tyre, - vrasjen e fëmijëve të vet për t’i zhdukur ata dhe për t’ju përzi fenë e tyre. E, sikur të donte Perëndia, ata nuk do ta bënin atë. Lërini ata dhe trillimet e tyre.