ثَمَانِيَةَ أَزْوَاجٍ ۖ مِنَ الضَّأْنِ اثْنَيْنِ وَمِنَ الْمَعْزِ اثْنَيْنِ ۗ قُلْ آلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ الْأُنْثَيَيْنِ أَمَّا اشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ الْأُنْثَيَيْنِ ۖ نَبِّئُونِي بِعِلْمٍ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
Sherif Ahmeti
Ai (krijoi) tetë lloje (nga kafshët shtëpiake): prej deleve dy (dash e dele), prej dhive dy (cjap e dhi). Thuaj: “A janë të ndaluar (haram) dy meshkuj apo dy femra apo çka mbanë (pjell) mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?” Më tregoni, pra, me fakte të ditura (e jo me trillime) nëse jeni të sinqertë.
Feti Mehdiu
Tetë çifte: çifte dhensh dhe çifte dhishë. Thuaj: “A i ka ndaluar meshkujt apo femrat, ose atë që gjendet në barqet e femrave”? Më informoni me argumente, nëse është e vërtetë ajo që thuani.
Efendi Nahi
Perëndia ka krijuar tetë çifte kafshësh: dy nga dhentë (mashkull e femër) dhe dy nga dhitë. Thuaj: “A i ka ndaluar Perëndia dy meshkujt (dashin e sqapin) ose dy femërat ose atë që mbajnë në bark dy femra?” Lajmëromëni Mua me dije të saktë, nëse e thani të vërtetën.