قُلْ تَعَالَوْا أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ ۖ أَلَّا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا ۖ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا ۖ وَلَا تَقْتُلُوا أَوْلَادَكُمْ مِنْ إِمْلَاقٍ ۖ نَحْنُ نَرْزُقُكُمْ وَإِيَّاهُمْ ۖ وَلَا تَقْرَبُوا الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ ۖ وَلَا تَقْتُلُوا النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ ۚ ذَٰلِكُمْ وَصَّاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ
Sherif Ahmeti
Thuaj: “Ejani t’ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbtni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu të mendoni thellë.
Feti Mehdiu
Thuaj: “Ejani t’iu lexoj atë çka ju ndalon Zoti juaj”: Atij mos i bëni shok askë, me prinëdr të silleni mirë, mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të skamjes. – Ne ju ushqejmë edhe juve edhe ata – mos përqafoni imoralitetin as haptazi e as fshehurazi, mos e mbytni atë që e ka ndaluar All-llahu – pa e kërkuar e vërteta, e drejta. Ja, këto janë urdhërat e Atij, ndoshta mblidhni mendjen.
Efendi Nahi
Thuaj: “Ejani t’ju lexoj ato që ju ka ndaluar Perëndia: Atij mos i bëni shok; bëju mirë prindërve; mos vritni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, Na ju ushqejmë ju dhe ata. Mos ju çasni të këqijave, qofshin ato të hapëta apo të fshehta. Mos e vritni personin, vrasjen e të cilit e ka ndaluar Perëndia, përveç kur e kërkon drejtësia (gjyqi). Këto ju porosit Ai, që ta fisnikëroni mendjen.
: