وَتِلْكَ حُجَّتُنَا آتَيْنَاهَا إِبْرَاهِيمَ عَلَىٰ قَوْمِهِ ۚ نَرْفَعُ دَرَجَاتٍ مَنْ نَشَاءُ ۗ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrisim në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t’i fshehet.
Feti Mehdiu
Ato janë argumentet tona që ia dhamë ibrahimit ndaj popullit të vet. Ne u japim shkallë të lartë atyre që duam. Zoti yt është me të vërtetë i urtë, i gjithdijshëm.
Efendi Nahi
Ky është argumenti Ynë, të cilin Ne, ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. E Ne e ngrisim në shkallë më të lartë kë të dojmë. Me të vërtetë, Zoti yt është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.