وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ إِذْ قَالُوا مَا أَنْزَلَ اللَّهُ عَلَىٰ بَشَرٍ مِنْ شَيْءٍ ۗ قُلْ مَنْ أَنْزَلَ الْكِتَابَ الَّذِي جَاءَ بِهِ مُوسَىٰ نُورًا وَهُدًى لِلنَّاسِ ۖ تَجْعَلُونَهُ قَرَاطِيسَ تُبْدُونَهَا وَتُخْفُونَ كَثِيرًا ۖ وَعُلِّمْتُمْ مَا لَمْ تَعْلَمُوا أَنْتُمْ وَلَا آبَاؤُكُمْ ۖ قُلِ اللَّهُ ۖ ثُمَّ ذَرْهُمْ فِي خَوْضِهِمْ يَلْعَبُونَ
Sherif Ahmeti
Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë kur thanë; “All-llahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!” Thuaj: “Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra, që disa i prezentoni, kurse shumicën e fshehni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu”. Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësunë e tyre.
Feti Mehdiu
Ata nuk e njohin All-llahun si duhet, sepse thonë: “Asnjë njeriu All-llahu nuk i ka shpallur kurrgjë”! Thuaj: “Po kush e zbriti Librin të cilin e solli Musa si dritë e udhërrëfyes njerëzve, që e vëni nëpër fletë dhe e tregonin – por shumë edhe e fshihnin – dhe keni mësuar çka nuk kini ditur as ju as baballarët tuaj”. Thuaj: “All-llahu”; E pastaj lëri ata le të zbaviten me gënjeshtrat e tyre.
Efendi Nahi
Hebrenjt nuk e njohtën si duhet Perëndinë kur thanë: “Perëndia asgjë nuk i ka zbritur njeriut”. Thuaj: “E kush e shpalli Librin, që e solli Musai si dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit, të cilin ju e keni shpërndarë në fleta, nga të cilat (disa) i tregoni, e shumicën e fshehni. Edhe ju jeni mësuar (me mësimin e Muhammedit) për atë që nuk keni ditur as ju, as etërit tuaj. Thuaj: “Perëndia u ka shpallur (atë Libër)!” Pastaj lërni ata, që të argëtohen me gënjeshtrat e tyre, (në të cilat janë zhytur).
: