وَلَقَدْ جِئْتُمُونَا فُرَادَىٰ كَمَا خَلَقْنَاكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَتَرَكْتُمْ مَا خَوَّلْنَاكُمْ وَرَاءَ ظُهُورِكُمْ ۖ وَمَا نَرَىٰ مَعَكُمْ شُفَعَاءَكُمُ الَّذِينَ زَعَمْتُمْ أَنَّهُمْ فِيكُمْ شُرَكَاءُ ۚ لَقَدْ تَقَطَّعَ بَيْنَكُمْ وَضَلَّ عَنْكُمْ مَا كُنْتُمْ تَزْعُمُونَ
Sherif Ahmeti
Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prpa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësuesit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). S’ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjjetësues apo zotëra tjerë).
Feti Mehdiu
Por do të na vini një nga një ashtu siç ju kemi krijuar herën e parë, duke i lënë pas shpine të mirat që ju kemi pas dhënë. “Ne nuk shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj që ia keni bërë shokë të barabartë Atij, janë këputur lidhjet ndërmjet jush dhe u janë humbur syshë ata në të cilët ju keni shpresuar”.
Efendi Nahi
E do të Na vini ju veç e veç, ashtu siç ju kemi krijuar herën e parë (lakuriq). Dhe do t’i lini pas veti ato që iu patëm dhuruar. Na nuk po i shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj; për të cilët mendonit se ata te ju janë shokët e Perëndisë. Në mes jush janë shkëputur të gjitha lidhjet dhe humbi nga ju, ajo që mendonit ju.