وَهُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ النُّجُومَ لِتَهْتَدُوا بِهَا فِي ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ ۗ قَدْ فَصَّلْنَا الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
Sherif Ahmeti
Ai është, që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë.
Feti Mehdiu
Ai është i cili ua ka bërë yjtë që me ata të orientoheni në errësirë, në tokë dhe në det. Ne ua kemi shpallur argumentet tona njerëzve që dinë.
Efendi Nahi
Ai është që ju ka krijuar yjet, për t’u orientuar në errësirat e tokës dhe të detit. Na u shpjegojmë hollësisht dokumentet Tona, njerëzve që dinë.