وَهُوَ الَّذِي أَنْشَأَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ فَمُسْتَقَرٌّ وَمُسْتَوْدَعٌ ۗ قَدْ فَصَّلْنَا الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَفْقَهُونَ
Sherif Ahmeti
Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën te do të pushoni. Ne i sqaruam argumentet një populli që di të kuptojë.
Feti Mehdiu
Ai është i cili juve ju krijon vetëm prej një brumi, aty (në tokë) jetoni dhe përjetë pushoni. Ne u shpalojmë argumentet njerëzve që kuptojnë.
Efendi Nahi
Ai është që ju ka krijur prej një njeriu (Ademit) që të jetoni dhe të varroseni në tokë. Na ua sqarojmë hollësisht dokumentat Tona njerëzve që kuptojnë.
: