يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِذَا جَاءَكَ الْمُؤْمِنَاتُ يُبَايِعْنَكَ عَلَىٰ أَنْ لَا يُشْرِكْنَ بِاللَّهِ شَيْئًا وَلَا يَسْرِقْنَ وَلَا يَزْنِينَ وَلَا يَقْتُلْنَ أَوْلَادَهُنَّ وَلَا يَأْتِينَ بِبُهْتَانٍ يَفْتَرِينَهُ بَيْنَ أَيْدِيهِنَّ وَأَرْجُلِهِنَّ وَلَا يَعْصِينَكَ فِي مَعْرُوفٍ ۙ فَبَايِعْهُنَّ وَاسْتَغْفِرْ لَهُنَّ اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
Sherif Ahmeti
O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë, prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falë ato, se All-llahu është mëkatfalës dhe mëshirues.
Feti Mehdiu
O Profet, kur të vijën besimtarët që të obligohen para teje se nuk do t’i bëjnë shok All-llahut asnjësend, dhe se nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë amoralitet, se nuk do t’i mbysin fëmijët e vet dhe se nuk do të gënjejnë duke shpifur me çka kanë në duar dhe këmbët e tyre dhe se nuk do të kundërshtojnë në çka dihet, prano obligimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falë. Me të vërtetë All-llahu fal, është mëshirëplotë.
Efendi Nahi
O Pejbamer, kur të vijnë ty besimtaret që të betohen se: nuk do t’i bëjnë shok Perëndisë asgjë, se nuk do të vjedhin, se nuk do të kurvërojnë, se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre dhe se nuk do të vijnë me ndonjë mashtrim (shpifje) të madh në atë që gjendet në mes duarve dhe këmbëve të tyre (mos të bëjnë kopil), dhe që të mos kundërshtojnë ty në atë që është e arsyeshme (në kryerjen e dispozitave të fesë), ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Perëndisë për to; me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues.
: