وَأُخْرَىٰ تُحِبُّونَهَا ۖ نَصْرٌ مِنَ اللَّهِ وَفَتْحٌ قَرِيبٌ ۗ وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ
Sherif Ahmeti
Edhe të tjera që ju i dëshironi: ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoji besimtarët!
Feti Mehdiu
Edhe të tjera ndihma që ju i dëshironi nga All-llahu dhe fitore të afërt! Prandaj, përgëzoni besimtarët!
Efendi Nahi
E tjetrën (dhunti) që e doni ju: Ndihma e Perëndisë dhe fitorja e afërt! Andaj, sihariqoji besimtarët!