يُرِيدُونَ لِيُطْفِئُوا نُورَ اللَّهِ بِأَفْوَاهِهِمْ وَاللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ
Sherif Ahmeti
Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
Feti Mehdiu
Ata dëshirojnë që dritën e All-llahut ta fikin me gojët e tyre, kurse All-llahu e përsos dritën e tij, edhe pse mosbesimtarët e urrejnë.
Efendi Nahi
Ata dëshirojnë të fikin dritën e Perëndisë, me gojën e tyre, e Perëndia – e përsos dritën e Vet, edhe, nëse e urrejnë mohuesit.
: