يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۖ لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Sherif Ahmeti
Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm e Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i gjithfuqishëm për çdo send.
Feti Mehdiu
All-llahun e lartësojnë çka ka në qiej dhe në tokë, të Atij janë sundimi dhe falënderimi. Ai ka mundësi për çdo send.
Efendi Nahi
Perëndinë e falenderon çka gjendet në qiej dhe çka gjendet në Tokë. Atij i takon pushteti i vërtetë, dhe Atij i takon falenderimi. Ai është i pushtetshëm për çdo gjë!
: