رَسُولًا يَتْلُو عَلَيْكُمْ آيَاتِ اللَّهِ مُبَيِّنَاتٍ لِيُخْرِجَ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ ۚ وَمَنْ يُؤْمِنْ بِاللَّهِ وَيَعْمَلْ صَالِحًا يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۖ قَدْ أَحْسَنَ اللَّهُ لَهُ رِزْقًا
Sherif Ahmeti
Të dërguarit që ua lexon ajetet e qarta të All-llahut për t’i nxjerrë ata që besuan dhe bënë cepra të mira prej errësirave në dritë. Kush i beson All-llahut dhe bën vepra të mira, Ai e shpie atë në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjthmonë e kurrë pakëputur. All-llahu i ka dhënë atij furnizim të mirë...
Feti Mehdiu
Një Profet i cili iu shpalon argumentet e qarta të All-llahut për t’i nxjerrë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, nga terri në dritë. Dhe kush i beson All-llahut dhe bën vepra të mira do ta shpjerë në xhenete kur rrjedhin lumenj dhe aty do të mbesin përgjithmonë e jetë, All-llahu atij ia bën furnizimin shumë të mirë.
Efendi Nahi
një Profet, i cili ju shpjegon argumentet e qarta, për t’i nxjerrë ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, nga errësira në dritë. E, ai që beson Perëndinë dhe punon vepër të mirë, Ai (Zoti), do ta shpie atë në kopshtet e xhennetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjt dhe do të qëndrojnë aty përgjithmonë, për jetë e mot. E, Perëndia, i jep atij furnizim të mrekullueshëm.