فَإِذَا بَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمْسِكُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ أَوْ فَارِقُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ وَأَشْهِدُوا ذَوَيْ عَدْلٍ مِنْكُمْ وَأَقِيمُوا الشَّهَادَةَ لِلَّهِ ۚ ذَٰلِكُمْ يُوعَظُ بِهِ مَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۚ وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا
Sherif Ahmeti
E kur t’i afrohen ato mbarimit ta afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndanu prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshmitë zbatojeni për hirë të All-llahut. Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
Feti Mehdiu
Dhe kur arrinë koha e pritjes së tyre, ose mbani si ka hije ose ndahuni prej tyre si ka hije, dhe si dëshmitarë merrni dy vetë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshminë bëne për All-llahun! Kështu këshillohet, ai që i beson All-llahut dhe Ditës së Kijametit, e ai që i ruhet All-llahut, për atë ka rrugëdalje,
Efendi Nahi
Dhe, deri sa të arrijë afati i caktuar, ju mbani ato në mënyrë të arsyeshme, ose ndahuni me to në mënyrë të pëlqyeshme dhe merrni dy dëshmitarë të drejtë prej jush dhe zbatoni dëshminë (e plotë) për Zotin e Madhërueshëm! Kjo është këshillë për ata që i besojnë Perëndisë dhe Ditës së Kijametit, e kush i dron Perëndisë, Ai i bënë rrugëdalje atij,
: