وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ ۚ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ بَالِغُ أَمْرِهِ ۚ قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لِكُلِّ شَيْءٍ قَدْرًا
Sherif Ahmeti
dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare. Kështu i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).
Feti Mehdiu
Dhe do ta furnizojë prej nga nuk e kujton fare. Kush mbështetet tek All-llahu, Ai i mjafton. Ai pa dyshim e zbaton urdhërin e vet, All-llahu çdo sendi ia ka caktuar afatin.
Efendi Nahi
dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret; kushdo që mbështetet te Perëndia, Ai i mjafton atij. Perëndia, me të vërtetë, i zbaton deri në fund punët e Tij; Perëndia, për çdo gjë ka caktuar afatin.