ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا لِلَّذِينَ كَفَرُوا امْرَأَتَ نُوحٍ وَامْرَأَتَ لُوطٍ ۖ كَانَتَا تَحْتَ عَبْدَيْنِ مِنْ عِبَادِنَا صَالِحَيْنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمْ يُغْنِيَا عَنْهُمَا مِنَ اللَّهِ شَيْئًا وَقِيلَ ادْخُلَا النَّارَ مَعَ الدَّاخِلِينَ
Sherif Ahmeti
Atyre që mohuan, All-llahu u sjell një shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fe) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t’i mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: “Hyni në zjarr së bashku me ata që hyjnë!”
Feti Mehdiu
Atyre që kanë mohuar, All-llahu u sjell si shembull gruan e Nuhit dhe të Lutit; ishin nën kurorë me dy robë të mirë nga robërit Tanë, por ato dyja tradhtuan, prandaj ata dy tek All-llahu kurrgjë nuk mund tu ndihmojnë, dhe do t’u thuhet: “Hyni ju dyja në zjarr me të tjeët që po hyjnë”!
Efendi Nahi
Perëndia jep shembull, për ata që nuk besojnë, - gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit: ato kanë qenë të martuara për dy njerëz nga njerëzit Tonë të ndershëm, por ato ndaj tyre kanë qenë mashtruese (hipokrite) – dhe ata dy nuk do të mund t’u ndihmojnë atyre dyjave – te Perëndia (për t’i shpëtuar nga dënimi), e do t’u thuhet atyre: “Hyni ju të dyja në zjarr, me ata (të gjithë) që po hyjnë!”