وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا لِلَّذِينَ آمَنُوا امْرَأَتَ فِرْعَوْنَ إِذْ قَالَتْ رَبِّ ابْنِ لِي عِنْدَكَ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِنْ فِرْعَوْنَ وَعَمَلِهِ وَنَجِّنِي مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ
Sherif Ahmeti
E atyre që besuan, All-llahun u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në Xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!”
Feti Mehdiu
Kurse për ata që besojnë, All-llahu si shembull u sjell gruan e Faraonit, kur tha: “O Zoti im, ndërtoma një shtëpi, te Ti, në xhennet dhe shpëtom nga Faraoni dhe sjelljet e tij dhe më shpëto nga populli mizor!”
Efendi Nahi
E, Perëndia jep shembull për ata që besojnë – gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im, ndërtoma mua një banesë te Ti në xhennet, dhe më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij, dhe më shpëto nga populli zullumqar!”
: