وَإِذْ أَسَرَّ النَّبِيُّ إِلَىٰ بَعْضِ أَزْوَاجِهِ حَدِيثًا فَلَمَّا نَبَّأَتْ بِهِ وَأَظْهَرَهُ اللَّهُ عَلَيْهِ عَرَّفَ بَعْضَهُ وَأَعْرَضَ عَنْ بَعْضٍ ۖ فَلَمَّا نَبَّأَهَا بِهِ قَالَتْ مَنْ أَنْبَأَكَ هَٰذَا ۖ قَالَ نَبَّأَنِيَ الْعَلِيمُ الْخَبِيرُ
Sherif Ahmeti
(Përkujto) kur Pejgamberi ndonjerës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (Pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri me (asaj) me dije një pjesë të trgimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njohtoi atë (gruan) me atë (që kishte treguar), ajo tha: “E kush të tregoi ty këtë?” Ai tha: “Më tregoi i gjithdijshmi, njohësi i të fshehtave!”
Feti Mehdiu
Kur Profeti njërës nga gratë e veta i kumtoi një fshehtësi porse ajo e shpalli atë, mirëpo A, llahu këtë ia tregoi këtij. Ai një pjesë ia kumtoi, kurse tjetrën e heshti, dhe kur e njoftoi atë (gruan) lidhur me këtë lajm ajo tha: “Po ty kush ta tha këtë”? Ai i tha: “Më lajmëroi mua i gjithdijshmi, i informuari”.
Efendi Nahi
Kur Pejgamberi ia shfaqi një fjalë të fshehtë njërës prej grave të tij; e ajo pastaj e shpalli këtë fjalë, - e Perëndia ia zbuloi këtë Pejgamberit – ai një pjesë të këtij zbulimi e tregoi, kurse pjesën tjetër e heshti. Kur Pejgamberi e informoi atë (gruan) për këtë fshehtësi, ajo e pyeti: “E kush të ka treguar ty për këtë (se nuk e paskam ruajtur bisedën e fshehtë)?” Ai i tha: Ma tregoi ai që di gjithçka dhe të cilit çdo gjë i është e njohur.